4 vjet burgim për Arsim Limani që sulmoi shtëpinë e gazetarit Alban Selimi

13:03 | 15 Shkurt 2024
4-vjet-burgim-per-arsim-limani-qe-sulmoi-shtepine-e-gazetarit-alban-selimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Limani, duke e dënuar me 4 vjet burgim për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi iu ricilësua vepra penale nga “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Limani akuzohej se në mars të 2023-ës, ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.

Aktgjykimi ndaj Limanit u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi.

Për këtë vendim ka reaguar vet gazetari Alban Selimi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që nga ky proces ka dalë edhe më i fortë.

Selimi njofton se ka pranuar edhe kërkim-faljen nga familjarët e të dënuarit.

“Pavaresisht respektit te treguar ndaj tij dhe familjes se tij, ai tinezisht dhe me dinakeri, ashtu sic bejne frikacaket, beri veprimin per te cilin u denua. Nese bindja e tij ka qene frikesimi im, nga ky proces sigurisht do te dal edhe me i forte, sikur ne shume sfida tjera, po ashtu te renda. Une kam pranuar kerkim-falje nga familjaret e te denuarit, nje recidivisti me aktgjykime paraprake kriminale”, ka shkruar ai.

Komento: