Kamberi: Lajçaku takohet me serbët e Kosovës, ndërsa mua nuk më përgjigjet

13:33 | 15 Shkurt 2024
kamberi:-lajcaku-takohet-me-serbet-e-kosoves,-ndersa-mua-nuk-me-pergjigjet

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se teksa takohet me serbët e Kosovës, ai si deputet që përfaqëson rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, ka kërkuar vazhdimisht një takim për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi.

“Fatkeqësisht, nuk kam marrë asnjë përgjigje pozitive nga Lajçaku apo ekipi i tij”, shkroi Kamberi në postimin e tij në platformën X.

Komento: