Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk duhet të eksperimentoj në kurriz të marrdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane, por duhet të tregohet e përgjegjshme.
Tahiri ka komentuar shteti dhe lidershipi i Republikës së Shqipërisë meriton një respekt, falenderim dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë shqiptarët në rajon
“Shteti dhe lidershipi i Republikës së Shqipërisë meriton një respekt, falenderim dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë shqiptarët në rajon, dhe veçanarisht nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Që nga vizita e Sekretarit Baker më 1991, Presidentit Bush 2007, ish Presidentit Klinton, më 2023, e tani e Sekretarit Blinken, Shqipëria është konfirmuar dhe ri-konfirmuar si partneri më i fuqishëm rajonal i SHBA-ve”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie, dhe as të eksperimentoj në kurriz të marrdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane, por duhet të tregohet e pëegjegjshme, të marrë rol, dhe të tregoj maturi. Me padurim presim t’i dëgjojmë porositë dhe këshillat e Sekretarit Amerikan, Blinken, nga kjo vizitë, të cilat shpresojmë t’i dëgjoj mirë, me durim dhe respekt, edhe Kryeministri Kurti!”, është shprehur Tahiri.