Macron, Osmanit: Javët e ardhshme, vendimtare për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

20:33 | 16 Shkurt 2024
macron,-osmanit:-javet-e-ardhshme,-vendimtare-per-zbatimin-e-marreveshjeve-te-brukselit-dhe-ohrit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes telegramit të urimit, dërguar homologes së saj kosovare, Vjosa Osmani, për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Macron tha se kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e cila sipas tij, në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve.

“Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macronit, dërguar Osmanit.

Më tej, Macron tha se derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përben një sfidë parësore.

Komento: