Konfiskohen mbi 2 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

09:03 | 17 Shkurt 2024
konfiskohen-mbi-2-mije-euro-te-falsifikuara-ne-nje-banke-ne-prishtine

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar se persona të panjohur, në intervale të ndryshme kohore kanë deponuar para që dyshohen se janë të falsifikuara.

Shuma e këtyre parave kap shifrën mbi dy mijë euro.

Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.

“Një mashkull kosovar zyrtar në një bankë, ka raportuar se në intervale kohore të ndryshme nga person-a të panjohur janë deponuar disa monedha dhe kartëmonedha të ndryshme ( 4×50, 4×20, 5×5€,  1087  x 2€) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë./Front Online

Komento: