Rama para varrit të ish-presidentit Rugova: Arkitekti i Republikës së Kosovës

09:33 | 17 Shkurt 2024
rama-para-varrit-te-ish-presidentit-rugova:-arkitekti-i-republikes-se-kosoves

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

I pari i Kryeqytetit tha se ish-presidenti Rugova ishte arkitekti i Pavarësisë.

“Jemi këtu për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës për të bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, arkitektit të Kosovës për me nderu figurën e tij, për me nderu të gjithë ata që kane dhënë jetën e tyre, që kanë marr pjesë ne transformimin e këtij vendi në shtet të pavarur, në një shtet demokratik”, u shpreh Rama.

 

Komento: