Abdixhiku bën homazhe te varri i Rugovës: Presidenti historik i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi

12:03 | 17 Shkurt 2024
abdixhiku-ben-homazhe-te-varri-i-rugoves:-presidenti-historik-i-cili-themeloi-e-udhehoqi-levizjen-me-te-madhe-shqiptare-per-liri-e-pavaresi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi  lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi dhe të gjithë burrat e gratë që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë dhe na kanë mësuar se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia.

Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme./Front Online

Komento: