Limaj: Ka pasur paralajmërime për kërcënime në ditën e shpalljes së Pavarësisë

18:33 | 17 Shkurt 2024
limaj:-ka-pasur-paralajmerime-per-kercenime-ne-diten-e-shpalljes-se-pavaresise


Në ditën e 17 shkurtit të vitit 2008 kur edhe u shpall Pavarësia e Kosovës, kishte dhe paralajmërime për kërcënime.

Por, se Kosova ka marrë të gjitha masat që mos të ndodhë as edhe një incident më i vogël.

Kështu, thotë ish –udhëheqësi i UÇK-së, Fatmir Limaj për Front Online.

Por, ai është falënderues ndaj siç thotë djemve të gardës së Kosovës që kanë kontribuuar për situatën e sigurisë.

“Ka qenë një masë e madhe e njerëzve e djemve tonë të cilët në ditën e shpalljes së pavarësisë kur krejt Kosova ka festuar djemtë tonë e gardës së Kosovës ata që e mbajnë sigurinë kanë qenë në krye të detyrës. Natyrisht që ka pas paralajmërime, natyrisht që ka pas shqetësime të tilla, por kemi marrë të gjitha masat paraprake me kujdes, me pjekuri, pa zhurmë dhe pa eufori, me shumë qetësi”, ka deklaruar Limaj.

E, pikërisht për shkak të kësaj, Limaj tregon se nuk e kanë bërë publike edhe datën e shpalljes së pavarësisë.

“Siç e dini ju ne nuk e kemi publikuar edhe datën e shpalljes së Pavarësisë, dhe çdo gjë ka shkuar me hapa të sigurtë sepse objektivi jonë ka qenë Kosovën me shpallë shtet dhe çdo gjë ka qenë sipas planifikimit”, ka shtuar ndër të tjera Fatmir Limaj.

Komento: