
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G.K. për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Në njoftimin e Gjykatë Themelore në Prishtinë thuhet se Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit G.K për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par 1 të KPRK-së të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.