Gjuajti me armë në ajër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

09:03 | 19 Shkurt 2024
gjuajti-me-arme-ne-ajer,-arrestohet-i-dyshuari-ne-vushtrri

Është arrestuar një person në Vushtrri për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në ajër.

Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 29 fishekë.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Komento: