Hajnat futen në një banesë në Veternik, vjedhin stoli ari dhe orë dore

11:33 | 19 Shkurt 2024
hajnat-futen-ne-nje-banese-ne-veternik,-vjedhin-stoli-ari-dhe-ore-dore

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se atij i janë vjedhur stoli ari dhe orë dore.

Rasti nën hetime.

Njoftimi i policisë:

VJEDHJE E RËNDË

Veternik, Prishtinë 18.02.2024 – 18:00-20:41. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari dhe orë dore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Komento: