
Ministri i Infrastrukturës Libur Aliu sot ishe i ftuar të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Por, i njëjti nuk ishte paraqitur fare në komision.
Për këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social facebook, ka shkruar se është për keqardhje kjo që po ndodhë.
Kjo, për shkak që vet ministri e ka caktuar ditën se kur është e përshtatshme që ai të raportojë.
Postimi i saj i plotë:
Obligimit për raportim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, vazhdon t’i shmanget Ministri i Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, kjo është më të vërtetë për keqardhje, sepse përveç së i është kërkuar Ministrit Aliu të caktojë vetë ditën së kur është e përshtatshme të mbahet mbledhja e komisionit, kemi edhe një Raport të Auditimit i cili ka shfaqur një mori shkeljesh në procedurat e prokurimit, si dhe mbi 70 milionë euro kontrata një burimore, të cilat na tregojnë për skemat korruptive të kësaj ministrie./Front Online