Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi

15:33 | 27 Shkurt 2024
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-dhe-arrestimin-e-nje-personi

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar një femër në Prishtinë.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Front Online

Komento: