Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë, Pëllumb Bajçinovci

17:03 | 27 Shkurt 2024
shkarkohet-kryesuesi-i-kuvendit-komunal-ne-prishtine,-pellumb-bajcinovci

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot në mbledhjen e jashtëzakonshme ka shkarkuar kryesuesin e Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.

33 anëtarë të kuvendit komunal morën pjesë në këtë votim ku të gjithë votuan për shkarkimin e tij, raporton Paparaci.

“Ne jemi zgjedhë për shnëdrrim të qytetit e jo të bëjmë lojëra politike”, tha Rama në hyrje të seancës, duke kërkuar që të mos shkarkohet kryesuesi.

“Po ju bëjë thirrje para se të votoni nëse doni të kujtoheni se brez i lojërave politike apo i zhvillimit të Prishtinës. Nuk jemi zgjedhë për tu marr me lojëra politike, kapërceni përplasjet mes egove. Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit. Pëllumbi është djalë model i Prishtinës që ka punuar me nder e korrektësi. Po shkarkohet pse nuk janë mbajt dy mbledhje të Kuvendit. A po përfaqësoni pazaret e grupeve të interesit apo qytetarëve?”, ka thënë Rama.

Pas fjalimit Përparim Rama dhe kryesuesi Pëllumb Bajqinovci lëshuan sallën.

Ndryshe, Pëllumb Bajqinovci u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal më 21.07.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së, shkarkim të cilin opozita e ka quajtur të paligjshëm dhe që nuk janë respektuar opinionet ligjore të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Komento: