Kështu u privua nga familjarët e tij 49 vjeçari në Pejë

09:05 | 29 Prill 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Pejës.

Ministria e Mbrojtjes, ka treguar se si pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë gjetur sot trupin e pajetë të 49-vjeçarit në malet e Rugovës.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së e kanë gjetur sot pasdite trupin e pajetë të qytetarit M.N., i cili ishte zhdukur pasi u privua nga jeta nga të afërm të tij.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekip i kërkim-shpëtimit të FSK-së është angazhuar në operacion kërkimi të një personi të zhdukur në bjeshkët e Rugovës.

“Ekipi profesionist i FSK-së prej 12 pjesëtarëve pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. i moshës 50-vjeçare nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Komento: