Sami Lushtaku për Raketën: Një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK’së, bashkëpunëtor i hershëm i Presidentit Thaçi

11:33 | 19 Mars 2024
sami-lushtaku-per-raketen:-nje-prej-luftetareve-te-dalluar-te-uck’se,-bashkepunetor-i-hershem-i-presidentit-thaci

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, ish truprojë e ish presidentit Thaçi dhe ish pjesëtar i UÇK’së.

Ai ka thënë se është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e tij dhe ka shtuar e Raketa ishte një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK’së, bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Thaçi dhe njeri me virtyte të larta njerëzore.

Lushtaku ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

“I dhembshëm lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, mikut e bashkëqytetarit tonë, Xhavit Ferizi – Raketa. Raketa ishte prej luftëtarëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i hershëm i Presidentit Hashim Thaçi, njeri me virtyte të larta njerëzore për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllime familjes Ferizi, miqve dhe dashamirëve! Lavdi jetës dhe veprës së tij”.

Komento: