Ministria e Shëndetësisë: Po investojmë në infrastrukturë e pajisje, do të rritën pagat edhe vitin tjetër për punonjësit shëndetësorë

08:33 | 01 Prill 2024
ministria-e-shendetesise:-po-investojme-ne-infrastrukture-e-pajisje,-do-te-rriten-pagat-edhe-vitin-tjeter-per-punonjesit-shendetesore


Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë, pasi që çdo muaj po ikin nga vendi profesionistët shëndetësor.

Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën

Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor në vend dhe se po i përkrahin dhe mbështesin mjekët.

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për FrontOnline.

Poashtu, MSH-ja thotë se do të ketë rritje të pagave edhe vitin e ardhshëm.

‘’Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për profesionistët shëndetësorë dhe aktualisht paga e një mjeku në Kosovë është ndër më të lartat në rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja në koeficientin e pagës do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm’’.

Nga kjo ministri thonë se janë duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik me shtesë në pagë’’, thonë nga MSH-ja për Front Online.

Komento: