Nën kërcënim të thikës tenton ta vjedhë kasafortën në lokal

09:33 | 10 Prill 2024
nen-kercenim-te-thikes-tenton-ta-vjedhe-kasaforten-ne-lokal

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se në lokalin e tij në rrugën “Bajram Bahtiri” ka hyrë një person i maskuar të martën dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.

Bëhet e ditur se pasi që kasaforta ishte e mbyllur, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është në hetime.

Komento: