Dëmtohet një gyp, dy lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

18:33 | 13 Prill 2024
demtohet-nje-gyp,-dy-lagje-ne-prishtine-mbesin-pa-uje

Mati 1 dhe Taslixhja kanë mbetur pa ujë sot për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur nga KRU “Prishtina”.

“Për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, pa furnizim me ujë të pijshëm janë Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2. Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU” Prishtina” këto zona mbeten pa ujë”, thuhet në njoftim.

 

Komento: