Kosova u përfaqësua me tri klube në turneun e xhudos “Bardejov Open” në Sllovaki

15:33 | 15 Prill 2024
kosova-u-perfaqesua-me-tri-klube-ne-turneun-e-xhudos-“bardejov-open”-ne-sllovaki

Kosova është përfaqësuar me tri klube në turneun e xhudos “Bardejov Open” në Sllovaki.

Në këtë turne prestigjioz, i cili u mbajt në qytetin Bardejov, morën pjesë 1005 garues nga 14 shtete.

Trajneri Anton Cena përmes rrjeteve sociale ka dhënë detaje të këtij turneu, ku sigurisht edhe një herë u valvit flamuri i Republikës së Kosovës, derisa turneu u mbajt të shtunën dhe të dielën.

“Nje falenderim i vecante shkon per Klubin e Judos “ Bardejov” nga Bardejovi per pritje dhe cdo gje qe kane ber per ne gjate tri ditve  te qendrimit tone ne kete gare. Sponsori Gjeneral  “ Green Salad” faleminderit shume!”, shkroi Cena. /Gazeta Express/

 

Komento: