“Shpalleni gjendjen emergjente tani” – protestohet pas vrasjeve të grave
12:33 | 16 Prill 2024
Para Forumit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë është protestuar të martën me kërkesën që të shpallet gjendja emergjente menjëherë, raporton Ekonomia Online.
Protesta e së martës vjen pas vrasjes së një gruaje në Pejë, e që ndodhi vetëm katër ditë pas një tjetër vrasjeje në Ferizaj.