Zhduket një e mitur në Gllogoc, rasti nën hetime

10:03 | 17 Prill 2024
zhduket-nje-e-mitur-ne-gllogoc,-rasti-nen-hetime

Një person ka raportuar se vajza e tij, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk se nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti është raportuar dje në orën 18:00, në Gllogoc.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

“Korroticë e Epërme, Gllogoc 16.04.2024, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

Komento: