Kryetari i Vushtrrisë i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Gani Imerit

22:33 | 20 Prill 2024
kryetari-i-vushtrrise-i-dergon-telegram-ngushellimi-familjes-se-gani-imerit

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Gani Idrizit, ish-komandantit të Zonës Operative të Shalës.

“Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMIE nderuara familja Imeri,Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

E nderuara familje Imeri, duke bashkëndjerë dhimbjen me juve, ju shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Komandantit, Gani Imeri.

Emri i tij la gjurmë në historinë më të re të Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!

Komento: