Gjendet pa shenja jete një person në pyll në Batllavë

09:58 | 21 Prill 2024

Një qytetar në Podujevë ka raportuar në polici se ka gjetur një familjar të tij pa shenja jete në Batllavë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi:

HETIM I VDEKJES

Batllavë, Podujevë 20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: