Këshilltari i kryeministrit Kurti: Serbia nuk e harron të kaluarën e saj gjenocidale

15:03 | 21 Prill 2024
keshilltari-i-kryeministrit-kurti:-serbia-nuk-e-harron-te-kaluaren-e-saj-gjenocidale

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka thënë se “Serbia nuk e harron të kaluarën e saj gjenocidale”.

Reagimi i tij vjen pasi ministrja e Kulturës në Serbi, Maja Gojkoviq, e lëshoi sallën kur ekipi i Kosovës fitoi çmimin kryesor në festivalin e Biennales në Venedik.

Zulfaj theksoi se Gojkoviq, është edhe një mbetje tjetër e epokës së Millosheviqit.

“Serbia ka dështuar të pranojë dhe të përballet me krimet e të kaluarës”, tha ai.

Komento: