Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

18:33 | 21 Prill 2024
aksident-mes-dy-veturave-ne-malisheve,-lendohen-dy-persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Front Online.

 

Komento: