MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

15:33 | 03 Maj 2024
mint-e-largon-nga-puna-zyrtarin-qe-shkroi-statuse-ne-‘facebook’-e-qe-dha-pronocnime-ne-televizion

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga shërbimi civil. Kutllovci thotë se ky vendim arbritrar i këtij komisionit disiplinor ka ardhur pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), i kishte dhënë të drejtë ankesës së tij duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e “largimit nga shërbimi civil”

Në vendimin për përjashtim nga shërbimi civil, Kutllovcit ia kanë përmendur edhe shkrimet që i ka bërë në rrjete sociale, letrën që ia ka shkruar kryeministrit Albin Kurti dhe një dekalratë për televizionin T7. “Përpos arsyejeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për Televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Kutllovci.

Komento: