Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.
“Padyshim që është një nga raportet më negativ për Kosovën në dekadën e fundit, i cili tregon dhe pasqyron gjendjen reale të medieve në Kosovë dhe presionin që u bëhet nga politika, në këtë rast nga Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Hamidi.
Sipas Hamidit, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me fushata linquse ndaj gazetarëve, qysh nga ardhja e tyre në pushtet. Ai ka përmendur edhe rastin për tentimin e mbylljës së televizionit Klan Kosova.
“Prej se ka ardh në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, vazhdojnë fushatat linquse ndaj gazetarëve, ka pasur një tendencë e cila përmendet edhe në raport, për mbylljen e televizionit më të madh privat, ‘Klan Kosova’ dhe vendosjen e drejtorit në televizionin publik, një ish eksponent të partisë në pushtet, Lëvizjës Vetëvendosje, e cila synon që përmes anëtarit të saj ta kontrolloj mediumin publik në vend”, ka thënë tutje Hamidi.
Intervista e plotë: