Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

09:03 | 11 Maj 2024
gjendet-pa-shenja-jete-nje-grua-ne-ferizaj,-policia-nis-hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, në mbrëmjen e së premtes.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Ferizaj 10.05.2024 – 22:00. Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: