Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë punë liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror, shkruan FrontOnline.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, për FrontOnline ka konfirmuar se kanë pranuar ftesën nga kryeministri Albin Kurti për takimin e thirrur për të hënën.
”Kemi pranuar ftesën” thotë zëdhënësi i AAK-së.
Xhemaili, thotë se janë në shqyrtim të ftesës nëse do të marrin pjesë ose jo dhe se deri tani nuk kanë marr ndonjë vendim.
”Jemi ende në shqyrtim. Nuk kemi ende qëndrim. Jemi në fazën e diskutimit” tha Xhemajli për FrontOnline.
Në letrën të cilën Kurti i’a ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.
Hera e fundit kur Kurti kishte ftuar në takim opozitën ishte në nëntor të vitit 2022, ku ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës/FrontOnline/