Jahjaga dhe ish-kryeministri spanjoll flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

20:33 | 12 Maj 2024
jahjaga-dhe-ish-kryeministri-spanjoll-flasin-per-integrimin-e-kosoves-ne-strukturat-euroatlantike

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid, e ka takuar ish-kryeministrin spanjoll, Jose Luis Rodríguez Zapatero.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se me Zapateron, se kanë biseduar edhe për “domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”.

“Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike. Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona”, tha Jahjaga.

Ajo theksoi po ashtu e ka falënderuar ish-kryeministrin spanjoll, për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFOR-it në Kosovë për ruajten e paqes dhe sigurisë në vend.

Komento: