
Hasan Ahmetaj, familjar i të vrarëve në masakrën në Korishë, ka thënë se 600 civilë në kolonën duke dalur në rrugën “e shpresës” për në Shqipëri, janë përdorur si mburojë e gjallë nga paramilitarët serbë.
Ai tha në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini se ky rast sipas tij ka të bëjë me një kurth në të cilën kishte rënë NATO-ja.
“Rasti i Korishës në një masë të madhe më shumë se 600 civilë në kolonën duke dalë për në Shqipëri janë përdorur si mburojë e gjallë është rast shumë specifik sepse ka të bëjë me një kurth në të cilën ka rënë NATO dhe këtu nëse flasim për drejtësi është një temë shumë tabu dhe nuk besoj se mund të gjendet drejtësi në këtë rast. Në ditën e 13 majit, kolona që po jetonte në kushte të rënduara në malet e Kabashit… kishte ardh një kohë që epilogu i luftës nuk po merrte drejtimin e duhur dhe në atë kohë flitej se lufta do të vazhdonte dhe u krijua një situatë e rënduar në mesin e popullatës dhe shumica u bindën duke parë kolona pandërprerë që kalonin për në rrugën për në Shqipëri që quhej rruga e shpresës dhe u krijua bindja që edhe ata të lëviznin për në Shqipëri”, tha ai.
Civilët të cilët ishin urdhëruar të ngujoheshin në një vend ndërtimor, mbetën të vrarë.