
Ka nisur takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kryeministri Kurti ka qenë i shoqëruar me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën ndërsa Krasniqi me shefin e GP të PDK-së, Abelard Tahiri.
Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.
Pas takimit pritet të ketë konferencë për media.
Ndryshe nga tema e caktuar nga kryeministri Kurti, nga PDK-ja kanë thënë se kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, do të diskutohet edhe tema për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.