Ahmeti: Mos të krijohet panik për tërmetet e mundshme në Kosovë

20:03 | 13 Maj 2024
ahmeti:-mos-te-krijohet-panik-per-termetet-e-mundshme-ne-kosove

Tahhir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile ka reaguar pas raportimeve se në Kosovë ka pasur tërmet.

“Mjetet e informimit në Kosovë por edhe qytetarët duhet të ndjekin vetëm informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës si institucion zyrtar për dhënien e informacioneve mbi ndryshimet sizmike, në mënyrë që mos të përhapet ndonjë lajm i pavërtet, që mundë të shkaktoj frikë dhe panik”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, sot lëkundje toke janë ndjerë pasditën e së hënës në Kosovë.

Tërmeti kishte fortësinë prej 2.7 shkallë Rihter.

Sipas platformës Emsc, tërmeti kishte distancë 16 kilometra mes Komunës së Suharekës dhe komunave përreth.

Po ashtu 30 kilometra distancë në Komunën e Prishtinës./Front Online/

Komento: