Varhelyi: Anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes dialogut me Kosovën

14:03 | 14 Maj 2024
varhelyi:-anetaresimi-i-serbise-ne-be-kalon-permes-dialogut-me-kosoven

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qëndruar për vizitë në Serbi.

Ai me anë të një postimi në platformën X ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjurq.

Varhelyi ka thënë se suksesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian në lidhje me Serbinë kalon përmes dialogut me Kosovën, njofton Klankosova.tv.

“Nëpërmjet Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformës ne mund të lehtësojmë adresimin e çështjeve të pazgjidhura”.

“Mezi presim të punojmë së bashku”, ka thënë Varhelyi. /Klankosova.tv

Komento: