Aksion i Prokurorisë Speciale në Pejë, dy të arrestuar

15:03 | 15 Maj 2024
aksion-i-prokurorise-speciale-ne-peje,-dy-te-arrestuar

Dy persona janë arrestuar në një aksion të zhvilluar sot në tre lokacione të rajonit të Pejës.

K.K dhe A.M dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Detyrimi”.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M, për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve./Front Online/

Komento: