Ministrja Gërvalla mban konferencë për media

10:33 | 16 May 2024
ministrja-gervalla-mban-konference-per-media

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë për media.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të fillojë në orën 13:00 në objektin e ministrisë që drejton.

Konferenca e Gërvalles vjen pas letrës që thotë se qeveria zotohet se do ta dërgojë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Komento: