Ja kur i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçari nga Drenasi që humbi jetën në Gjermani

14:14 | 02 Maj 2019

Një 35 vjeҫar nga Gjermania humbi jetën në ditën e parë të punës.

Nesër në mëngjes do të kthehet trupi i pajetë i Hajdin Thaçit, 35 vjeçarit nga Llapunishku i Drenasit i cili humbi jetën pak ditë më parë kur ra nga kati i katërt i një ndërtese në Gjermani, derisa po punonte në ndërtimtari.

Familja ka bërë të ditur se trupi do të arrijë nesër në Kosovë, ndërkaq, në ora 17:00 do t’i jepet lamtumira e fundit.

Hajdinit do t’i jepet lamtumira e fundit në fshatin Llapushnik, në vendin e quajtur ‘Rudina’.

I ndjeri para se të shkonte në Gjermani kishte punuar që disa vite në një restorant në Drenas.

Pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Komento: