
Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Inpektoriatin Qëndror të Tregut, me ç’rast ministrja e MINT, Rozeta Hajdari ka falenderuar deputetët.
Në emër të MINT, Hajdari ka propozuar edhe Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, shkruan Front Online.
“Duke u bazuar në prioritet e Qeverisë, programit të miratuar për mbrojtje të konsumatorit për 2021-2025, kemi hartuar Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit që të bëhet harmonizimi i mëtejm për ndryshimet që ka besuar Legjislacioni Evropian.”, tha ministrja.
Sipas Hajdarit, mbrojtja e konsumatorëve ka të bëjë me krijimin e ambientit të sigurt.
“Mbrojtja e Konsumatorit për çdo shtet e shtet e shoqëri të organizuar jo vetëm që është një sferë dhe problematikë me rëndësi të veçantë por është edhe kompetent me rëndësi të përhershme, me ecuri dhe kahje të zhvillimit ekonomik e shoqëror.Mbrojtja e konsumatorëve ka të bëjë me krijimin e ambientit të sigurt, të një garancie shoqërore se të gjitha produktet që ata dëshirojnë t’i blejnë të jenë cilësore dhe të sigurta”, tha Hajdari.
Poashtu, Ministrja Hajdari tha se kjo nënkupton mbrojtjen e drejtë, të plotë dhe adekuate të të drejtave të konsumatorëve duke përfshirë sferën e arsimimit, edukimit, informmimit dhe sferave të tjera.