Deputeti gjerman me fjalim të zjarrtë në Bundestag: Merrni vendim, pranojneni Kosovën në KiE

14:33 | 16 Maj 2024
deputeti-gjerman-me-fjalim-te-zjarrte-ne-bundestag:-merrni-vendim,-pranojneni-kosoven-ne-kie

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka mbajtur sot një fjalim në Bundestag duke i kërkuar Qeverisë së Gjermanisë që të marrin vendimin final për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës pasi sipas deputetit gjerman “të gjithë kushtet janë plotësuar”.

Ai tutje ka përmendur edhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta shkruar dhe për ta dorëzuar një Draft për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese dhe ka shtuar se ky është një zhvillim i shkëlqyer.

Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special./Express/

Komento: