Marrëveshja mes Kosovës dhe SHBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

14:33 | 19 Maj 2024

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në platformën X, ai ka theksuar se kjo marrëveshje është në të mirë të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të informacionit në Kosovë”, ka thënë Hovenier.

Komento: