Arrestohet në flagrancë një person në Obiliq për tentim vjedhje, ishte i kërkuar edhe për dy raste të tjera

17:33 | 22 Maj 2024
arrestohet-personi-i-dyshuar-per-12-vjedhje-ne-ferizaj

Një person është arrestuar në flagrancë në Obiliq për veprën penale “tentim vjedhje”.

Sipas policisë, i dyshuari ishte identifikuar dhe ishte në kërkim edhe për dy raste të tjera të vjedhjeve që kanë ndodhur në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq më 9 dhe 21 maj të këtij viti.

“Personi i arrestuar është N.T., mashkull, 33 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: