Zëdhënësi i LDK-së: Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje, të marrë përgjegjësi për dështimet

20:52 | 28 Maj 2024
zedhenesi-i-ldk-se:-qeveria-kurti-duhet-te-jape-doreheqje,-te-marre-pergjegjesi-per-deshtimet

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka folur për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka përsëritur se qëndrimi i LDK-së është që Qeveria Kurti duhet të marrë përgjegjësi për dështimet dhe të japë dorëheqje, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Për shkak të dështimeve të kësaj qeverie, që nga diplomacia, zhvillimi ekonomik, prishja e partneritit me miqtë ndërkombëtarë më të rëndësishëm të shtetit rë Kosovës e deri te arsimi, infrastruktura e çdo sferë”.

“LDK dëshiron që kjo qeveri të marrë përgjegjësi për të gjitha dështimet duke dhënë dorëheqje dhe pastaj shpërbërja e Kuvendit dhe pastaj zgjedhjet”, tha Mustafa.

Mes tjerash, zëdhënësi Mustafa bëri të ditur se Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur që të gjithë kryetarët e Komunave dhe të degëve të LDK-së do të jenë në listën për deputetë, “me qëllimin që e djathta në Kosovë të jetë sa më e fuqishme”.

Komento: