Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen në këtë pozitë.
Në urimin e saj, Osmani thotë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e vendit “ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj”.
“Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme”, tha Osmani.
Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj.
Shtetet… pic.twitter.com/WPNlyK67Fk
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 28, 2024
Afrim Gashi është zgjedhur sot kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut.
Ai u zgjodh me 76 vota pro dhe gjashtë kundër dhe asnjë abstenim.
Gashi është pjesë e koalicionit VLEN.