Gala Koncert në Prishtinë me 3 qershor, Rama tregon se cilët artistë do të performojnë

10:09 | 30 Maj 2024
gala-koncert-ne-prishtine-me-3-qershor,-rama-tregon-se-cilet-artiste-do-te-performojne

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 3 Qershor, do të mbahet gala koncert për të festuar 25 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të performojnë Petrit Çarkaxhiu, Vesa Luma, Vullnet Sefaja dhe Yll Limani.

🎶”Kanga jonë, Për ty Prishtinë💙” – Gala Koncert me 3 Qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet. 🎉Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, ka shkruar Rama.

Komento: