Rruga Prishtinë – Mitrovicë, asfaltohet njëri drejtim i segmentit Lug i Madh – Maxhunaj

15:54 | 30 Maj 2024
rruga-prishtine-–-mitrovice,-asfaltohet-njeri-drejtim-i-segmentit-lug-i-madh-–-maxhunaj

Zëvendësministrit i Mjedisit, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është asfaltuar shtresa e parë e rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se shtresa që është asfaltuar ka gjerësi 10 metra dhe gjatësi një kilometër.

Ai ka shtuar se është duke u punuar në struktura e përgatitje të asfaltimit edhe të segmenteve tjera të kësaj rruge.

“Asfaltohet shtresa e parë e rrugës nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti nga Lugu i madh deri në Maxhunaj.

Është asfaltuar njëri drejtim me gjerësi 10 m dhe gjatësi 1 km.

Po punohet njëkohësisht në struktura e në përgatitje të segmenteve tjera për asfaltim”, shkroi Durmishi.

Komento: