Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

17:07 | 30 Maj 2024
arrestohet-nje-person-ne-gjilan,-dyshohet-per-dhune-ne-familje-dhe-armembajtje-pa-leje

Është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është një person i moshës 30-vjeçare me inicialet R.D, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, është bërë e ditur se dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit ‘’Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin  Gjilanit  kishte ushtruar dhunë në familje, nën dyshimin se i njëjti posedon edhe armë ilegale me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: