Sot mblidhet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

08:10 | 31 Maj 2024
sot-mblidhet-komisioni-hetimor-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore

Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore do për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në mbledhjen që pritet të nisë nga ora 13:30, ky komision do të diskutojë rreth punës dhe agjendës.

Më 8 maj të këtij viti, anëtarët e këtij komisioni u patën pajtuar që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet me thirrje e jo me konkurs.

Komento: