Rrokulliset me traktor, ndërron jetë 36-vjeçari në Leposaviq

10:55 | 31 Maj 2024
rrokulliset-me-traktor,-nderron-jete-36-vjecari-ne-leposaviq

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor në komunën e Leposaviqit.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se viktima është i moshës 36-vjeçare.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor”, tha Elshani,.

Tutje, Elshani tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”./Front Online/

Komento: