Nëse jo politikan, Konjufca tregon se cilin profesion do ta ushtronte

16:10 | 31 Maj 2024
nese-jo-politikan,-konjufca-tregon-se-cilin-profesion-do-ta-ushtronte

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zbuluar profesionin të cilin do ta ushtronte nëse nuk do të ishte pjesë e politikës.

Ndonëse sporti thotë se i ka pëlqyer gjithmonë, Konjufca në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, tha se më me dëshirë do ta ushtronte profesionin e gjuhëtarit ose historianit.

“Sporti më ka pëlqyer gjithmonë, tenisi, basketbolli, por nuk do të thotë që do isha bërë sportist profesional. Ndoshta do ta ushtroja profesionin e gjuhëtarit ose historianit”, u shpreh Konjufca për Klankosova.tv.

Komento: